Projekte në zbatim

Projekti ”Permiresimi I rrugeve dytesore dhe lokale”

Qëllimi:
Ky projekt ka si objektiv përmirësimin e aksesit në shërbimet bazë dhe rritjen e mundësve e të zhvillimit ekonomik, bujqësor dhe turistik për popullsinë rurale përfituese në zonat e rrugëve të përmirësuara

Objektivat:
-Përmirësimi i kushteve te transportit ne zonat rurale te vendit
-Lehtësimi i lidhjeve me tregjet

-Permiresimi I aksesit ne sherbimet arsimore dhe shendetesore, administrative.
-Kontributi ne zhvillimin ekonomik te vendit nepermjet punësimit dhe krijimit te kushteve per zhvillimin e ekonomisë rurale

Dokumente të rëndesishme:

1. Kriteret e perzgjedhjes se projekteve
2. Lista e Prioriteteve te Qarqeve
3. Lista e projekteve të vleresuara

Per informacione me te hollesishme mbi kete projekt lexoni ketu

Njoftim
FSHZH-ja ka nisur nje konsultim publik per projektin “Përmirësimi i rrugëve dytësore e lokale në Shqipëri”. Ju mund te beheni pjese e ketij diskutimi duke lexuar materialet e meposhteme, dhe duke nisur komentet tuaja ne kete adrese:

"Sami Frasheri" Road, Nr 10
Tirana - Albania
Tel: +355 4 235 597/8
Tel:/Fax: +355 4 234 885
adf@albaniandf.org

a. Dokumenti kuader i politikave per shpronësimin, kompensimin e aseteve (lexo)
b. Environmental management plan (lexo)
c. Environment safeguards framework (lexo)

 

ADF Programi "Punet ne komunitet III" financuar nga CEB

Bazuar ne Marreveshjen e Huase dhe Projekt Propozimin e miratuar ne Banken e Keshillit te Europes, me qellim fillimin e punes per kete program, ne Mars 2008 u hartua nje set kriteresh per te percaktuar Njesite e Qeverisjes Vendore per tu pershire ne kete program.

Idea ne baze te projektit eshte qe FSHZH, nepermjet pervojes se fituar ne programet e meparshme do te asistonte disa komuna me mundesi te zhvillimit ekonomik (kryesisht ne fushen e turizmit) por me probleme ne infrastrukture per pergatitjen e Planeve te Zhvillimit Lokal dhe mbeshtetjen e ketyre planeve me investime ne infrastrukturen lokale.

Ne Prill 2008 Bordi Drejtues i FSHZH miratoi procesin dhe kriteret me ane te te cilave, Njesite e Qeverisjes Vendore do te perzgjidheshin. Me qellim qe te kishim nje proces sa me transparent u vendos qe secili nga te 12 Qarqet do te propozonte te pakten dy komuna kandidate per tu perfshire ne program. Pas marrjes se propozimeve, stafi i FSHZH-se do te bente vleresimet e cdo komune bazuar ne kriteret e miratuara duke pergatitur nje raport me pikezimet respektive.

Kriteret e miratuara dhe menyra e vleresimit ishin te meposhtmet:

  • Popullsia (15 pike)
  • Financat lokale (35 pike)
  • Potencialet e zhvillimit ekonomik (35 pike)
  • Shoqeria civile (10 pike)
  • Niveli i angazhimit dhe vullnetit (5 pike)

Gjate periudhes Maj-Gusht 2008 FSHZH u moren propozime per 30 komuna kandidate nga Qarqet perkatese. Ne kete periudhe u vleresuan individualisht mundesite e seciles komune ne raport me kriteret e vendosura. Informacioni i perdorur per vleresimin u mblodh nga Zyrtaret e Qeverisjes Vendore, baza e te dhenave e Ministrise Finances per financat e NJQV-ve, plane e studime lokale apo rajonale dhe vezhgimi i drejtperdrejte ne terren. Per cdo komune u pergatit nje raport I shkurter me te dhenat perkatese sipas kritereve.

Lista e komunave fituese eshte e bazuar ne parimin e shperndarjes gjeografike: Cdo Qark ka te pakten nje komune (ate me pikezimin me te larte brenda Qarkut) ne program. Pervec ketyre 12 komunave, kater komunat e dyta ne Qarkun perkates por me pikezimin me te larte ne raport me te tjerat dhe te vleresuara me potencial te rendesishem u perfshine ne listen finale.

Si perfundim FSHZH do te perfshije 16 komuna ne program. Keto komuna do te asistohen nga FSHZH ne pergatitjen e Planeve te Zhvillimit Lokal apo edhe plane hapesinore ne qendra te rendesishme turistike. Bazuar ne kapacitetet e cdo komune, buxhetin, popullsine e rendesine e tyre, komunat mund te kene tavane te ndryshme financimi qe mund te variojne nga 500,000 deri ne 1,200,000 Euro.

Me date 3 Tetor u organizua nje takim me te gjithe Njesite e Qeverisje Vendore te perfshira ne program, ku u diskutua rreth projektit e partneritetit qe do te dergohet me FSHZH-ne. Aktualisht po diskutohet me konkretisht me te gjithe komunat ne vecanti per te percaktuar hapat konkrete te veprimit qe nevojiten per asistencen teknike dhe investimet ne infrastrukture.

Lista e projekteve te vleresuara (lexo)

 

Lajme

 

01 Prill 2009 - Prezantohet projekti "Rikonstruksioni i rruges Segmenti nga Tec-i Kryqezimi i Shen Thanasit-Manastir" ne komunen Qender Vlore.

26 Mars 2009 - Organizohet 'Workshop'-i nje ditor per1 prezantimin e fazes pergatitore te programit 'Furnizimi me uje i zonave rurale'. Ky eshte nje program i Qeverise Shqiptare, qe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe financohet nga nje kredi me vlere 9.75 milion Euro e ofruar prej KfW-se.

14 Mars 2009 - Nje delegacion shqiptar me perfaqesues nga Ministria e Financave dhe FSHZH, i kryesuar nga Zevendesministri i Financave Z. Sherefedin Shehu, zhvilloi ne Paris negociatat per nenshkrimin e Marreveshjes se Huase per financimin paralel te Programit te Rrugeve Dytesore dhe Lokale me nje shume prej 40 milione Euro.

28 Shkurt 2009 - Fondi Shqiptar i Zhvillimit 1organizoi analizen vjetore per aktivitetin e kryer gjate vitit 2008. Ky aktivitet u organizua me synim analizimin e aktivitetit institucional dhe sektorial, evidentimin e arritjeve dhe problemeve, njohjen me aktivitetin e plote te institucionit, koordinim te aktiviteteve, konsolidimit te frymes se bashkepunimit, si edhe diskutimin e aktiviteteve per vitin ne vijim.

26 Shkurt 2009 - Ne kuadrin e projektit poloni foto“Punët ne Komunitet III” , Njësia e Planeve te Zhvillimit Lokal prane FSHZH-se ne bashkëpunim Unionin e Tour Operatoreve Shqiptar (UOTSH) ne Poloni dhe Dhomen e Turizmit Polak (PIT) beri te mundur pjesëmarrjen e nje grupi nga Shqipëria ne Study-tourin INTOUREX – SILESIA 2009

23 Shkurt 09 - Ne komunen Tregan - Elbasan perfundoi treganme sukses organizimi i Panaireve te Ideve ne kuader te projektit: “Planifikimi me Pjesemarrje i Zhvillimit Lokal” i financuar nga Banka e Keshillit te Evropes

Tirane me 23 Dhjetor 2008-kfwNenshkruhet Kontrata e Mareveshjes se Huase dhe Projektit per fazen e dyte te Programit te Furnizimit me Uje te Zonave Rurale. (lexo)

Tirane me 21 Gusht 2008 - Perfundojne punimet e disa nenprojekteve te infrastruktures. Gjate muajit Gusht kane perfunduar punimet per disa objekte social - ekonomike te implementuara nga FSHZH me fonde te Bankes Boterore dhe Qeverise Shqiptare. (lexo)

Tirane me 2 Gusht 2008 - Njoftim per Shpallje Tenderi: Qeveria e Shqiperise ka marre financim nga Banka Boterore kundrejt kostos se Projektit te Rrugeve Dytesore dhe Lokale, dhe synon te aplikoje pjese te ketij financimi per pagesat e kontratave te punimeve civile sic jepen ne paragrafin me poshte. (lexo)

Tirane me 17 Korrik 2008 – Ratifikohet Marreveshja per Kredine e Projektit: ”Rruget Dytesore e Lokale”, nga Parlamenti Shqiptar ne sesionin parlamentar te dites se enjte. Kjo marreveshje ishte diskutuar me heret gjate javes ne tre komisione parlamentare, (Komisionin Ekonomise dhe Finances, Komisionin e Ligjeve, si dhe ne Komisionin per Veprimtarine Prodhuese ,Tregtare dhe Mjedisin). Ne diskutimet e tyre rreth miratimit te kesaj marreveshje Komisionet Parlamentare u mbeshteten dhe ne ndihme teknike te ofruar nga FSHZH. (lexo)

l lajme