Analiza vjetore e Fondit Shqiptar te Zhvillimit për vitin 2008

Fondi Shqiptar i Zhvillimit me datat 27-28 Shkurt organizoi analizën vjetore per aktivitetin e kryer gjate vitit 2008. Ky aktivitet u organizua me synim analizimin e aktivitetit institucional dhe sektorial, evidentimin e arritjeve dhe problemeve, njohjen me aktivitetin e plote te institucionit, koordinim te aktiviteteve, konsolidimit te frymës se bashkëpunimit, si edhe diskutimin e aktiviteteve për vitin ne vijim. 
Ne prezantimet e paraqitura nga secili departament u konstatua një realizim 100% i investimeve si edhe nje realizim I plote i planeve te punës te departamenteve / njësive. Një nder arritjet kryesore te vitit ishte mbyllja me sukses e programit “Punët ne Komunitet II”, program i cili u realizua ne një periudhe 5 vjeçare, duke përmbushur te gjitha objektivat e paracaktuar.
Gjithashtu u përmend si një arritje e rëndësishme edhe fillimi i suksesshëm i projektit “Rrugët dytësore dhe lokale”, projekt I cili është marre si shembull pozitiv edhe nga Banka Botërore.
Ne fjalën e tij Drejtori I FSHZH-se zoti Benet Beci, theksoi se: me arritjet e këtij viti, ne kemi forcuar akoma me tepër pozicionin si një institucion lider ne fushën e zhvillimit lokal, dhe si institucion me nivel te larte profesionalizmi dhe ekspertize.
 Ne analize u përmendën si një shembull pozitiv edhe risitë qe po sjell me profesionalizëm Njësia e Planeve te Zhvillimit Lokal ne shume komuna te Shqipërisë me hartimin e  strategjive sektoriale ne kuadër te PZHL si: zhvillimi i turizmit, bujqësisë, planeve hapësinore etj.
Ne mbyllje te kësaj analize u detajuan planet sektoriale te punës, dhe ne veçanti plante për tre projektet e mëdha te infrastrukturës: “Rrugët Dytësore dhe Rurale”; “Punët ne Komunitet III” dhe “Përmirësimi me ujë i zonave Rurale”.
                                      

1 2 3 4 5