Nenshkruhet Kontrata  e Mareveshjes se Huase dhe Projektit  per fazen e dyte te “Programit te Furnizimit me Uje te Zonave Rurale”

 

Tirane me 23 Dhjetor 2008.
Nenshkruhet Kontrata  e Mareveshjes se Huase dhe Projektit  per fazen e dyte te “Programit te Furnizimit me Uje te Zonave Rurale”. kfw
Eshte Fondi Shqiptar i Zhvillimit agjensia qe do te implementoje kete program te rendesishem te Qeverise Shqiptare t mbështetur nga Banka KfW. Kjo agjensi ka një përvojë të gjatë e të suksesshme në bashkëpunim me Njësitë e Qeverisjes Vendore për identifikimin dhe zbatimin e projekteve të infrastrukturës lokale.
Programi ka si objekt  rehabilitimin dhe ndërtimin e sistemeve të ujësjellësave rurale dhe ne raste te veçanta edhe te sistemeve te kanalizimeve dhe perben një hap te rëndësishëm drejt manaxhimit dhe financimit të qëndrueshëm të tyre ne te ardhmen.
Qëllimi i programit është furnizimi i popullsisë së fshatrave të perfshira ne program, me ujë të pastër  higjenikisht, në sasi të mjaftueshme, bazuar në mbulimin e kostos dhe tarifave te pranuara shoqërisht.  Kjo do të kontribuojë në përmirësimin dhe sigurimin e kushteve të jetesës të popullsisë rurale.
Kostoja e këtij programi parashikohet të jetë rreth 10 milion Euro per fazen e pare nga e cila do te financohen rreth 40 – 50 objekte, dhe 1.5 milion Euro per fazen e dyte, ku pritet te financohen rreth 10 objekte. Programi do të zgjasë për një periudhë 6 - vjeçare dhe do të ketë edhe ekspertizë ndërkombëtare që do të bëjë të mundur nje permiresim rrënjësor të standardeve teknike dhe menaxhuese të zbatimit te programit.
Aktivitetet kryesore të programit do të përfshijnë:

  • Rehabilitimin ose rindërtimin i sistemeve të ujësjellësave ruralë dhe  sistemet e kanalizimit të ujrave të zeza;
  • Planifikimin, ndërtimin dhe mbikqyrjen e realizimit te objekteve
  • Masat Shoqëruese te programit, ku perfshihet dhenia e asistences per menaxhimin e sistemeve te ujesjellesave te ndertuar.

 Aktualisht FSHZH ka filluar zbatimin e fazes se pare te programit te “Furnizimit me uje te zonave rurale” bazuar ne Marreveshjen e Huase, Financimit dhe Projektit te nenshkruar me 13 Dhjetor 2007.