Projekti "Permiresimi I rrugeve dytesore dhe lokale"

Projekti ”Përmirësimi i Rrugëve Dytësore dhe Lokale” është një iniciative e Qeverise Shqiptare e mbështetur nga Banka Botërore dhe po implementohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Përshkrimi i projektit

Objektivat e zhvillimit te projektit dhe indikatorët kryesor

Ky projekt ka si objektiv përmirësimin e aksesit në shërbimet bazë dhe rritjen e mundësve et zhvillimit ekonomik, bujqësor dhe turistik për popullsinë rurale përfituese në zonat e rrugëve të përmirësuara. Projekti pritet ta arrije këtë objektiv nëpërmjet (i) përmirësimit te segmenteve prioritare të rrjetit dytësor dhe lokal të rrugëve në të gjithë Shqipërinë; (ii) futja e kontratave të mirëmbajtjes duke kontraktuar sektorin privat për rrjetin lokal të rrugëve; (iii) fuqizimi i organizmave përgjegjës për menaxhimin e rrjetit rrugor lokal; dhe (iv) konsolidimi i përgjegjësive institucionale për menaxhimin dhe planifikimin e mirëmbajtjes dhe investimeve të rrugëve dytësore.

Vlera e projektit dhe komponentet

Programi perfshin rreth 1,500 km rruge dytesore dhe lokale, duke kapur shifren prej 400 milione US$ per te gjithe programin. Projektet kane nisur nga zbatimi qe ne Dhjetor 2007 dhe aktualisht dhe perfshijne akset me te rendesishme rajonale ne te 12 Qarqet e vendit. Momentalisht jane  ne proçes zbatimi rreth 100 milion USD {prej Bankës Botërore (20 milione $), OPEC Fund (15 milione $), Qeveria Shqiptare (5 milione $), CEB (56 milione $ ose 40 milione Euro) dhe programit IPA 2008 (11 milione $ ose 8 milione Euro)}. Ne te njejten kohe jane duke u formuluar marrëveshje financimi per rreth milion 40 milion USD me IDB, 50 milion Euro me BERZH dhe BEI dhe rreth 70 milion USD me Qeverinë Japoneze.

Tre jane komponentët kryesorë të projektit:

Komponenti 1 – Punimet e infrastrukturës për përmirësimin e segmenteve të rrjetit rrugor dytësor (rajonal)

Nga ky komponent po financohen punimet civile të shoqëruara me përmirësimin e rrjetit rrugor dytësor (rajonal). Si pasoje e një degradimi te këtij rrjeti, ndërhyrjet e këtij komponenti janë rehabilitime dhe rikonstruksione rrugësh.

Tek rikonstruksioni, i gjithë shtrimi bëhet më asfalt të ri dhe me nën-shtresat e nevojshme. Ndërsa punimet e rehabilitimit përfshijnë ndërtimin e një bazamenti të ri si dhe shtrimin e një asfalti të ri.

Komponenti i 2 – Punimet civile të shoqëruara me përmirësimin e rrjetit rrugor lokal

Duke trashëguar nje gjendje te rënduar te rrjetit rrugor lokal, eshte ndërhyre ne kete rrjet duke kryer gjithashtu rehabilitim dhe rikonstruksion. Si edhe ne projektet lokale shtrimi më asfalt të ri dhe me nën-shtresat e nevojshme, dhe punimet e reabilitimit përfshijnë ndërtimin e një bazamenti të ri si dhe shtrimin e një një asfalti të ri. Vëmendje i është kushtuar edhe sigurisë rrugore dhe ruajtjes se mjedisit duke mbajtur parametra dhe standarde bashkëkohore.

Komponenti i 3 – Implementimi dhe Mbështetja institucionale

Ky komponent financon dhënien e mbështetjes teknike, blerjen e mallrave, si dhe financimin e Shpenzimeve operacionale qe lehtësojnë zbatimin e projektit, dhe veçanërisht për ngritjen e kapaciteteve te FSHZH-se dhe te qeverisjes lokale.

Analiza e fizibilitetit

Vlerësimet e segmenteve parësore të rrugëve dytësore dhe lokale janë ndërmarrë duke përdorur një proces prej dy fazash me përfshirjen e një analize shumë-kriteresh.

Faza e parë ka perfshire Njësitë e Qeverisjes Vendore në identifikimin dhe dorëzimin e projekteve të tyre parësorë për t’u financuar nga projekti, të cilat më vonë u vlerësuan dhe listuan nga FSHZH sipas një sërë kriteresh të publikuara, të njëjta me ato që u përdoren për programin e granteve konkurruese.

Keto kritere përfshinin:

  • Shkallen e impaktit te pritshem ne zhvillimin social dhe ekonomik; pajtushmeria e projektit me strategjite lokale/rajonale
  • Shkalla e impaktit ne reduktimin e varferise dhe rritja e aksesit ne sherbimet baze
  • Numri i perfituesve direct
  • Kushtet fizike te rruges qe do te rikonstruktohet

Nën-projektet e zgjedhura jane vleresuar sipas një metode bashkekohore të kosto-përfitimit ose kosto-efektshmërisë, duke ndjekur modeliet e Bankës Botërore.

Faza e dyte analiza e Kosto-Përfitimit qe eshte ndërmarrë (CBA) konsiston ne krahasimin e alternativës se një shembulli bazë të dhënë (ose “bërja e minimumit”) me alternativën e propozuar të rikonstruksionit në projekt (“skenari i projektit”). Rezulti i kësaj analize na jep një Përqindje Ekonomike të Kthimit (ERR) prej 16%.

Seleksionimi i segmenteve prioritare te rrugeve eshte kryer ne nje menyre te hapur dhe transparente.

Ne fazën e pare te projektit FSHZH-ja ka angazhuar pushtetin vendor ne identifikimin dhe paraqitjen e projekteve prioritare, kundrejt një set-i kriteresh qe iu është dërguar njësive te qeverisjes vendore si edhe është publikuar ne faqen zyrtare te FSHZH-se.  Këto prioritete te dërguara me pas jane renditur nga FSHZH sipas nje seti me te gjere kriteresh edhe këto te publikuara te cilat vlejne per financim nen kete projekt. Kriteret përfundimtare përfshijnë impaktin social dhe ekonomik, si: ndikimin ne rritjen e prodhimit bujqësor dhe tregtimin e prodhimit, nxitjen e turizmit natyror dhe kulturor, impaktin ne uljen e varfërisë, numrin e përfituesve, dhe pjesëmarrjen e komunitetit ne vendimmarrje. Ne vazhdim, Njësive te Qeverisjes Vendore iu është kërkuar te paraqesin nje plan shumëvjeçar për kontraktimin e mirëmbajtjes, si një parakusht për ecurinë e çdo projekti ne sigurimin e vetë qëndrueshmërisë se tij. Procesi i vlerësimit dhe lista me renditjen e projekteve jane botuar ne faqen e internetit si dhe iu është bere e ditur Qeverisjes lokale. Ne vazhdim, cdo rruge qe eshte  përzgjidhedhur  duhet te jete e lidhur me një rruge te te njëjtit nivel me te ose me te larte ne gjendje te mire.

Progresi i projektit

Projekti ka nisur ne Dhjetor 2007 me keto aktivitete te zhvilluara deri me sot:  

Përzgjedhja e agjencisë implementuese, FSHZH

Ne vijim te Misionit te Bankës Botërore ne Qershor 2007, autoritete shqiptare konfirmuan Fondin Shqiptar te Zhvillimit si agjencia implementuese e projektit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka një eksperience te gjate me zbatimin e projekteve te Bankës Botërore duke nisur qe nga krijimi I saj me 1993, përfshirë këtu dhe projektin me te fundit ne vazhdim, Punët ne Komunitet II.

Faza pergatitore e projektit

Gjate muajit shkurt ka filluar pune si konsulent pranë FSHZH-se për përgatitjen e projektit kompania britanike “Roughton International”. Si pjese e kontratës kompania po finalizon projektet teknike dhe dokumentet e tenderit për planin e pare te punës. Ky plan përfshin akset e përzgjedhura ne 12 qarqe te vendit. Deri ne fund te 2008 kompania ne bashkëpunim me FSHZH-ne do te përgatisë apo rishikoje projektet teknike dhe do te bej gati për prokurim 400 km rruge rajonale dhe lokale.

Plani i pare i punes

Plani i pare i punës ka filluar gjate vitit 2008 dhe konsiston ne rikonstruksionin e 12 akseve te rendesishme rajonale ne te 12 Qarqet, me financimin e BB , OPEC dhe Qeverise Shqiptare duke perfshire edhe projektimin, supervizimin dhe asistencen teknike. Përzgjedhja e segmenteve per financim eshte realizuar me nje pjesëmarrje te gjere te përfituesve. FSHZH kërkoi nga 12 qarqet tre prioritetet kryesore per qark, dhe realizoi nje vlerësim dhe seleksionim te tyre ne terren ne bashkëpunim me zyrtaret lokal. FSHZH ne bashkëpunim me nje konsulence ndërkombëtare (ROUGHTON International) realizoi nje analize te plote te trafikut, transportit dhe përfitimit ekonomik. Kater segmente te tjera rrugore po financohen nga IPA 2008, perkatesisht ne Qarqet Gjirokaster,Durres,Lezhe dhe Shkodër.

Lista e prioriteteve dhe segmentet per financim.

Gjate kesaj periudhe FSHZH ka bashkëpunuar me nje konsulent nderkombetar, Roughton International (RI) per inventarizimin e 3500 km te rrugeve dytesore dhe lokale bazuar ne funksionalitetin e tyre.

FSHZH zotëron sot te dhenat e vlerësimit ekonomik te transportit per 1500 km, ose rreth 525 segmente rrugore, te cilat vlerësohen si rrjeti kryesor rural. Per te kryer kete detyre jane nderrmare nje sere aktivitetesh si: matja e veshtiresise se kalimit ne rruge dhe gjendjen fizike te  secilit segment, matja e trafikut dhe intensiteti i tij per cdo kategori mjetesh etj. Te gjitha keto te dhena analizohen nga nje software i cili pergatit fizibilitetin per cdo rruge, duke na ofruar ne kohe reale nje prioritizim te investimeve dhe kostove perkatese.

Supervizimi i punimeve te infrastruktures

FSHZH ka nje eksperience te konsiderueshme ne supervizimin e punimeve te infrastruktures. Duke u nisur nga standardet e larta teknike te kërkuara nga ky projekt, u pa i nevojshem bashkëpunimi me nje kompani supervizimi me reputacion te larte nderkombetare. Ne bashkëpunim me kete kompani, FSHZH po kryen supervizionin e objekteve ne zbatim, qe ne total do te përfshijnë rreth 1500 km.

Qendrueshmeria e projektit

FSHZH pervec investimeve ne realizimin e rrugeve, ka siguruar edhe mbështetjen e duhur teknike si edhe ngritjen e kapaciteteve nepermjet trajnimeve per Qeverisjen lokale me synim mirëmbajtjen e investimeve. FSHZH disponon mjetet dhe programet e duhura qe ndihmojne per te parashikuar kostot dhe kohen e ndërhyrjes per mirëmbajtjen. 

Informacion mbi objektet ne zbatim

Me poshte paraqitet nje pjese e projekteve qe FSHZH po zbaton ne kuadër te permiresimit te infrastruktures rurale:

Qark

Segmenti Rrugor

Gjatësia

 

Nga

Deri

Km

 

 

 

 

Tirana

Ura e Farkes

Qender Fshat

6,5

Diber

Kuben

Perroi i Kapsit

9,8

Fier

Strum

Qafa e Marinzes

12,6

Kukes

Domaj

Ura e Lapave

11,5

Vlore

Xarre

Fshati Pllake

10,9

Lezhe

Lezhe

Kallmet

12,7

Korce

Lapidar

Korite

10,5

Elbasan

Belsh

Fierze

9,2

Gjirokaster

Valare

Erind

5,4

Shkoder

Vau i Dejes

Nenshat

11,8

Berat

Ura e Gorices

Fshat Mbreshtan

7,7

Tirana

Qender Fshat

Mustafa Kocaj

8,40

Lezhe

Kallmet

Nenshat

8,74

 Lezhe

ISH SMT Lezhe

Tale

16,00

Fier

Sheq

Marinze

15,01

 Fier

Koshovice

Cakran

14,70

Gjirokaster

Asim Zeneli

Antigonea

8,25

Elbasan

Fierze

Kosove

6,47

Berat

Mbreshtan

Sinje

10,13

Durres

Vore

Ishem

13,40

Durres

Xhafzotaj

Bregdet

10,70

Durres

Xhafzotaj

Qerret

6.5

Durres

Qerret

Bregdet

4,20

Vlore

Fshati Pllake

Cuke

11,50

Diber

Perroi Kapsit

Vasie

24,55

Shkoder

Vermosh

Dogane

8,00

Korce

Korite

Liqenasit

9,30

Kukes

Ura e Lapajve

Bushtrice

7,19

Fier

Ballsh

Aranitas

6,7

Durres

Bubq

Ishem

13,4

Elbasan

Vrak

Golik

8,6

 

Programi i ROMAPS

ROMAPS eshte titulli me te cilin njihet  Sistemi  i Planifikimit te Mirembajtjes

Sistemi eshte hartuar me synim qe te ofroje kapacitete menaxhuese te aseteve rrugore pa pasur nevoje  per resurse te zgjeruara institucione, studime te sofistikuara dhe mbeshtje te sherbimeve te tjera lehtesuese.

Sistemi perbehet nga nje seri procedurash dhe metodologjish si Metodologjia per Menaxhimin e Mirembajtjes (MMM), dhe nje seri aplikimesh te bazes se  te dhenave (SMDH). MMM percakton Metoden Themelore te Mirembajtjes. Kjo metodologji perbehet nga metoda dhe procedura qe synojne zbatimin  e te gjitha stategjive te pergjithshme te mirembajtjes.

Ne linja te pergjithshme keto strategji jane:

  • Riparime te Vogla Emergjence (RVE)
  • Mirembajtja e Pergjithshme Rutine (MPR)
  • Mirembajtja e Pergjithshme Periodike (MPP)
  • Projekte dhe Punime Specifike dhe Parandaluese te Vogla (PSPV)

Procedurat ofrojne metodologji per mbledhjen e te dhenave, buxhetmin, planifikimin dhe implementimin e strategjive te ndryshme te mirembajtjes. Sherbimet (Rutinat) kryesore mbeshtesin me te dhena, procedurat dhe programet qe perbejne sistemin e menaxhimit te te dhenave.

 Ne vecanti, procedurat e Metodologjise se Menaxhimit te Mirembajtjes  udhezojne proceset e meposhtme :

  • Inventarin mbledhes, kushtet dhe te dhenat burimore
  • Perdorimin e tabelave te vecanta permbledhese per te vleresuar  shpenzimet e mirembajtjes dhe ngarkesen e punes per kohen e riparimit.
  • Perdorimin e preventivave te riparimit per pergatitjen e preventivave te detajuara te buxhetit.
  • Me t’u bere  ditur, buxheti i dhene, behet shqyrtimi i fondeve qe do te perdoren per riparimet e vecanta;
  • Llogartja e mundesive kohore per detyrat e riparimit duke u mbeshtetur ne fondet e dhena per punimet e riparimit dhe shpenzimet fillestare.
  • Pergatitja e programeve baze te perdorimit te njohura ne ROMAPS si Programues vjetor.

ROMAPs perdoret per kryerjen e funksioneve te meposhtme:

  • Pergatitja e preventiveve te buxhetit per mirembajtje emergjente, rutine, te herepashershme, periodike dhe parandaluese,
  • Pergatitja e programevte te punes se herepashershme dhe rutine sipas tavaneve te buxhetit dhe prioriteteve;
  • Monitorimi dhe rregjistrimi I punes se kryer.

Ky system po zbatohet ne Shqiperi per rrjetin aktiv te rrugeve dytesore dhe lokale.