Nje veshtrim i shkurter mbi programin "Punet ne Komunitet III"
Shtrirja gjeografike :
Ky program ka nje shtrirje te gjere gjeografike ku perfshihen te 12 Qarqet e Shqiperise.
Kohezgjatja :
Nentor 2008- Dhjetor 2011
Vlera e programit :
Vlera totale e projektit eshte 14,38 milione Euro.
Donatoret-Partneret financues :
CEB-Banka e Keshillit te Europes
QEVERIA SHQIPTARE
Njesite e Qeverisjes Vendore
Perfituesit :
Rreth 20,000 banore per 16 Komuna.
Zbatuesit e programit:
Fondi Shqiptar i Zhvillimit - Agjencia implementuese e programit
Njesite e Qeverisjes Vendore (Qarqet, Komunat)
Konsulente Lokale
Kompanite Shqiptare te Ndertimit
Qellimi :
Permiresimi i cilesise se jeteses se popullsise rurale te vendit nepermjet hartimit te planeve te zhvillimit lokal te komunave të cilat kanë potenciale të zhvillimit ekonomik, veçanërisht në turizëm.
Objektivat :
- Nxitja e zhvillimit te qendrueshem social-ekonomik,
- Permiresimi i infrastruktures komunale,
- Forcimi i qeverisjes ne nivel lokal,
- Rritja e rolit komunitar ne qeverisje nepermjet metodave pjesemarrese.
Rezultatet e Pritshme :
- Hartimi i Planeve te Ngushta Sektoriale per 16 Komunat,
- Hartimi i Planeve Hapesinore (Petrele, Ulez, Velipoje),
- Hartimi i Planeve te Zhvillimit te Turizmit (Ishem, Petran, Qender-Vlore, Kryevidh)
Pse pikerisht ky Program?
Ne kuader te reformave te ndermarra nga Qeveria Shqiptare ne dekaden e fundit mbi politikat e decentralizimit te pushtetit vendor Komunave ju kalohen kompetencat e plota administrative, sherbimi, investimi dhe rregullatore per funksionet e veta te percaktuara me ligj; Si rrjedhoje Njesive te Qeverisjes Vendore ju lindi nevoja e planifikimit te zhvillimit social-ekonomik te tyre.Veshtiresia e pare me te cilen u perballen keto NJQV ishte mungesa e kapaciteteve lokale per hartimin e planeve te zhvillimit lokal. Prandaj u pa e nevojshme hartimi i programit qe ka te beje me dhenien e asistences teknike dhe kryerjen e investimeve ne infrastrukture ne ato komuna me potencial zhvillimi ekonomik kryesisht ne fushen e turizmit.
Metodologjia e nderhyrjes dhe Rezultatet e pritshme
Strategjia e FSHZH per zbatimin e ketij programi mbeshtetet mbi parimin e permiresimit te cilesise se jeteses se popullsise rurale te Shqiperise qe do te thote :
- Hartimi i Planeve te Zhvillimit lokal me pjesemarrjen e komuniteteve lokale,
- Hartimi i Planeve Hapesinore apo te Zhvillimit te Turizmit,
- Mbeshtetje me investime ne projektet e infrastruktures lokale ne zbatim te planeve te hartuara.
Gjate vitit 2008, FSHZH ka bere perzgjedhjen e Komunave qe u përfshin ne kete program, duke u bazuar mbi disa kritere si: aftësitë administrative, financat lokale, mundësitë e zhvillimit ekonomik si dhe ne propozimet e qarqeve përkatëse. Pas vleresimit te 30 propozimeve te ardhura nga Qarqet, u perzgjodhen 16 Komunat e meposhtme : Kutalli, Ulez, Rrashbull, Ishem, Tregan, Dermenas, Petran, Drenove, Margegaj, Fushe-Kuqe, Velipoje, Postribe, Petrele, Kryevidh, Qender Vlore dhe Orikum.
Komponentet
Komponenti I : Ngritje e kapaciteteve te NJQV-ve
Hartimi i planeve te zhvillimit sipas metodologjisë se hartuar dhe asistuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Aktualisht, komunat: Tregan, Orikum, Drenove, Kutalli e Fushe Kuqe jane te pajisura me plane te zhvillimit social e ekonomik lokal te hartuara keto dhe me pjesëmarrjen e gjere te komunitetit.
Hartimi i planeve te ngushta sektoriale me asistencën e nje eksperti te kontraktuar nga FSHZH dhe asistuar nga stafi lokal i cili po kryhet ne te 16 komunat.
-Hartimi i strategjisë se Zhvillimit te Turizmit nga kompani lokale te kontraktuar nga FSHZH dhe asistuar nga stafi lokal; Gjashte NJQV-te - Ishem, Kryevidh, Qender Vlore, Petran, Drenove, Orikum - tashme kane tashme nje “Plan Zhvillimi per Turizmin” ne territorin e tyre. Keto plane i orientojnë me mire komunat drejt nje zhvillimi te qëndrueshëm ne fushat prioritare qe kane zgjedhur.
-Hartimi i Planeve Hapesinore nga kompani lokale per komunat: Petrele,Ulez, Velipoje, komuna te cilat janë duke përfunduar dokumentin final.
Planet sektoriale:
Per Komunen Fushe Kuqe eshte bere Plani Sektorial i Zhvillimit te Ekoturizmit i cili eshte i orientuar sipas resurseve te kesaj komune.
Per Komunen Tregan, Qarku i Elbasanit eshte bere Plani i Menaxhimit të Ujërave Termale (llixha)
Per komunen Kutalli, Qarku Berat, eshte bere Plani i Prodhimit të Perimeve dhe Frutave të Freskëta
-Study-tour me perfaqesuesit e komunave me potenciale te larta turistike.
Komponenti II : Permiresimi i infrastruktures lokale
Ky perfshihen : -Investime ne infrastrukture per nevoja emergjente; Investime qe sherbejne per zhvillimin e metejshem te ketyre NJQV-ve. Shumica e projekteve jane permiresime te rrjetit rrugor si dhe sistemime te ndryshme te qendrave te fshatrave. Investimet jane ndare ne tre faza. Per fazen e pare dhe te dyte ka filluar zbatimi i punimeve dhe jane perfunduar 13 prej tyre. Per fazen e trete eshte duke u përgatitur plani i investimit.
Lista e projekteve te vleresuara (lexo)
Rreth FSHZH-se
Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) është krijuar si agjensi autonome implementuese e "Projektit te Lehtësimit te Varfërisë në Zonat Rurale" ne fillim te vitit 1993, mbi bazën e marrëveshjes midis Qeverise Shqiptare dhe Bankës Botërore.
Me date 11 maj 2009, Kuvendi I Shqiperise ne senacen plenare miratoi Ligjin Nr. 10130 dt.11.5.2009 "Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit" qe i percakton ketij institucioni nje status te vecante ligjor.
Fusha e veprimtarisë së FSHZH-së është nxitja e një zhvillimi ekonomik dhe social të qëndrueshëm, të balancuar dhe koheziv, në nivel rajonal e lokal, në mbështetje të politikave shtetërore të zhvillimit.
Objekti i veprimtarisë së FSHZH-së është, hartimi, menaxhimi, financimi, zbatimi, mbikqyrja e projekteve të lidhura me fushën e veprimtarisë.
FSHZH drejtohet nga Bordi Drejtues, i cili kryesohet nga zv/Kryeministri, dhe ka ne perberje anetare te Qeverise Qendrore dhe asaj Lokale.
Deri me sot FSHZH ka implementuar me sukses rreth 1730 objekte te infrastruktures lokale te tilla si: Rruge rajonale, rurale e urbane, ujesjellesa, shkolla e kopshte, qendra shendetesore, ura, pasarela, mbrojtje lumore, sisteme kullimi, tregje, KUZ si dhe ndertesa publike e qendra komunitare.
Kontakt
Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Rruga “Sami Frasheri”, Nr.10
Tirane
Tel +355 4 235 597/8
Email: adf@albaniandf.org
www.albaniandf.org