Tirane, 24 Shtator 2009 - Vazhdojne intensivisht punimet per projektin "Rikonstruksioni i rruges Ura e Farkes - Qender Fshat"

Eshte Banka Boterore se bashku me mbeshtetjen e Qeverise Shqiptare dhe Fondin Shqiptar te Zhvillimit qe po bejne te mundur implementimin e ketij projekti madhor per komunen e Baldushkut. Ky segment fillon qe tek Ura e Farkes e pershkon nje gjatesi 6.55 km deri ne Qender Fshat, ku ndodhet dhe pika perfundimtare e fazes se pare se ketij projekti. Kjo rruge ka nje gjeresi 7m dhe pjese perberese e tij jane ndertimi i mureve mbajtese dhe kanalet anesore te alternuara te hapura dhe me beton. Gjithashtu jane vene dhe tombino fi 1000 ,fi 600 dhe fi 300. Vlera e ketij projekti eshte 192,806,083 leke.

Aktualisht objekti ka realizuar rreth 60% te punimeve. Me realizimin e ketij projekti perfitojne drejtpersedrejti zhvillim ekonomiko-social, permiresim te kushteve te jeteses, afersi me qendrat shendetesore e arsimore 5267 banore te 14 fshatrave te komunes Baldushk. Me perfundimin e ketij aksi rrugor modern, pritet te ulet ndjeshem koha e transportit te banoreve per ne qytetin e Tiranes dhe Elbasanit. Komuna Baldushk ndodhet vetem 15 km larg Tiranes dhe kufizohet ne veri me Komunen Vaqarr, ne jug me Komunen Perparim, nga lindja me Komunen Berzhite dhe Komunen Petrele dhe nga Perendimi me Komunen Peze dhe rrethin e Kavajes.

Rikonstruksioni i rruges Ura e Farkes-Qender-Fshat eshte vetem nje nga 25 projektet me te cilat po punohet ne te gjithe Shqiperine ne kuader te programit "Permiresimi i rrugeve Dytesore e Lokale" i financuar nga Banka Boterore.