Tirane, 10 dhjetor 2009 - BERZH angazhohet per financimin e Projektit "Permiresimi i Rrugeve Dytesore e Lokale ne Shqiperi"

BERZH (Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim) eshte duke shqyrtuar mundesine e financimit te rehabilitimit te 500 km te rrjetit rrugor rajonal dhe lokal ne Shqiperi. Projekti do te bashkefinancohet me BEI dhe do te mbeshtetet nga fondet e IPA-s.

Me mbeshtetjen e Qeverise Shqiptare, projekti eshte pjese e nje programi te madh per rehabilitimin e rrugeve rajonale dhe lokale, i financuar paralelisht nga Banka Boterore, Banka per Zhvillim e Keshillit te Europes (CEB) dhe fondi i OPEC per Zhvillimin Nderkombetar.

Objektivat kryesore te programit jane rritja e mundesise se hyrjes ne tregjet dhe sherbimet kryesore, mbeshtjetja e zhvillimit ekonomik te zonave rurale dhe integrimi i tyre ne ekonomine kombetare. Agjensia implementuese e ketij projekti madhor, eshte Fondi Shqiptar I Zhvillimit (FSHZH).

Ky projekt mbeshtet reformat aktuale per sektorin e rrugeve ne Shqiperi. Nen keto reforma, administrimi i rrugeve kombetare dhe rajonale do te konsolidohet nepermjet krijimit te nje agjensie rrugore te pavarur. Reformat perfaqesojne zhvendojsen drejt nje marreveshje tregetare per dispozitat mbi administrimin e rrugeve ne Shqiperi.

Rehabilitimi i rrjetit rrugor rajonal dhe lokal ne Shqiperi ka nisur vitin e kaluar dhe konsiderohet nga qeveria dhe donatoret si nje program shume i rendesishem per te permiresuar jetesen e banoreve ne zonat rurale te Shqiperise, nepermjet ndertimit te infrastruktures rrugore si dhe do te rrise ndjeshem hyrjen ne tregje, do te permiresoje prodhueshmerine dhe do te nxite zhvillimin e sektorit bujqesor.