30 Shtator 2009 - Komuna Margegaj Tropoje nepermjet Keshillit te Komunes i dorezoi Fondit Shqiptar te Zhvillimit "Ceritifikaten e Mirenjohjes" me motivacionin "Per kontribut te jashtezakonshem ekonomik ne sjelljen e infrastruktures ne nivele evropiane (ambulanca, rruge, ujesjelles e objekte kulturore) ne komunen Margegaj"
Kjo Certifikate Mirenjohjeje iu dorezua drejtorit te FSHZH-se Z. Benet Beci nga kryetari i komunes Margegaj Z. Rexh Byberi. Ne kete eveniment ishin te pranishem dhe perfaqesues te keshillit te komunes Margegaj, perfaqesues te tjere nga FSHZH, banore te kesaj komune etj.
Ne fjalen e tij prezantuese, kryetari i komunes Z. Byberi falenderoi dhe vleresoi FSHZH-ne per bashkepunimin e frytshem qe nis ne vitin 1993, viti i krijimit te ketij institucioni, e deri me sot. Ai theksoi se ky bashkepunim ka qene dhe eshte shume i forte ne ndihmen e dhene per implementimin e projekteve te tilla si: Rikonstruksionin e rruges se fshatrave Kocanaj e Shoshan, ambulancat ne Shoshan e Dragobi, ujesjellesit ne fshatrat Sokolaj-Dragobi; Metalia-Smajlaj-Dragobi; Selimaj-Valbone etj, qendren e zhvillimit te turizmit ne Valbone etj.
Aktualisht Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financimin e Bankes Gjermane per Zhvillim ( KfW), ne kuader te programit "Furnizimi me uje i zonave rurale", po nderton ujesjellesit per 5 fshatra te kesaj komune me nje vlere rreth 0.8 milion USD.
Gjithashtu, ne kuader te projektit "Punet ne Komunitet III" financuar nga Banka e Keshillit te Evropes (CEB) dhe Qeveria Shqiptare po zbatohen 2 projekte infrastrukture ne fshatin Shoshan "Asfaltimi i rruges se fshatit Shoshan" me gjatesi 1.6 km dhe "Rikonstruksioni i rruges se fshatit Kocanaj" me gjatesi 1.3 km. Po nga ky projekt po investohet ne ngritjen e nje qendre turistike per promovimin e turizmit, mikpritjen, informimin dhe ofrimin e sherbimeve per turistet. Ngritja e kesaj qendre pritet ti shtoje me tej vlerat turistike te zones, si edhe te kontribuoje drejtpersedrejti ne zhvillimin e komunes.
Deri me sot, vlera e investimeve te bera ne kete komune nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit qe prej vitit 1993 shkon mbi 1 milion USD.
| |