Seminar dy ditor mbi  “Menaxhimin  dhe Administrimin  e kontratave FIDIC”

Ne datat 20-21 Korrik 2009 ne ambjentet e Fondit Shqiptar te Zhvillimit, u organizua seminari me teme : “Menaxhimi dhe Administrimi i kontratave  FIDIC”
Ky seminar trajnimi eshte pjese e planit te punes per zbatimin e programit “Permiresimi i rrugeve dytesore dhe lokale”, duke qene se kontratat e punimeve te tij jane parashikuar ti permbahen standarteve te FIDIC.
FIDIC eshte Federata Ndërkombëtare e Konsulences Inxhinierike dhe përfaqëson këtë industri ne rang botëror, duke qene e njohur për punën e kryer ne drejtim te përcaktimit te Kushteve te Kontratave  për industrinë e ndërtimit anembanë globit. Ne këtë kuadër, FIDIC organizon edhe  module te ndryshme trajnimesh për njohjen me këto kushte kontratash. Kontratat e hartuara sipas FIDIC po implementohen tashme edhe ne shume vende te Evropes Qendrore dhe Juglindore pervec vendeve Anglish Folese. Keto kontrata paraqesin nje standart nderkombetar  te arritur si rezultat i nje pune vazhdueshme te kesaj Federate.  Programi i perzgjedhur per seminarin perfshinte tema qe lidheshin drejtpersedrejti me kontratat e punimeve qe FSHZH po implementon ne kuader te Programit te Rrugeve Dytesore dhe Lokale” te tilla si : dokumentat e kontrates,  fillimi i punimeve,  kontrolli financiar , supervizioni,  marrja ne dorezim e punimeve,korrigjimi defekteve, perfundimi i kontrates si dhe nderprerja e kontrates.

Ne kete seminar u trajnuan 23 specialist te Departamentit te Infrastrukturës te angazhuar drejtpërsëdrejti ne ndjekjen e kontratave te ndërtimit ne kuadër te Projektit “Përmirësimi i rrugëve dytësore dhe lokale”.
Eksperienca e fituar  nga ky seminar do te ndikoje ne rritjen  e kapaciteve  menaxhuese dhe administrative te  kontratave te punimeve nga ana e Departamentit te Infrastrukture se FSHZH-se si per kontratat ne zbatim, ashtu edhe per te ardhmen. Vendosja e standarteve nderkombetare ne procedurat e punes se FSHZH-se ka qene dhe mbetet nje prioritet i strategjise afatmesme te institucionit dhe qe synon ti paraprije nevojave per zhvillim ne vend. Ky seminar sherbeu gjithashtu per te vendosur nje ure te mire komunikimi midis FSHZH dhe FIDIC  e cila do te  ndihmoje  ne te ardhmen  per organizimine seminareve te tjere te nevojshem si dhe perditesimin e literatures se fushes  inxhinierike per punonjesit e FSHZH.
trajnim tr2