 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
Tirane, 3 Qershor 2009 - Punet me Komunitetin III - Njesia e Planeve te Zhvillimit Lokal
|
Projekti ka si qellim te nxise zhvillimin social ekonomik te zonave rurale te vendit, te cilat kane potenciale te zhvillimit ekonomik, vecanerisht ne turizem. Ne projekt jane perfshire 16 komuna, te cilat jane te shperndara gjeografikisht, dhe kane jo vetem tipare te vecanta te turizmit (komunat aplikojne forma te ndryshme te turizmit: bregdetar, malor, historik, ekoturizem, agro-turizem, etj) por edhe nevojat per t’u ndihmuar jane te ndryshme. Ndaj edhe projekti ofron asistence teknike qe ndryshon nga komuna ne komune dhe pershtatet ne perputhje me nevojen qe perballen stafi dhe te zgjedhurit lokal ne secilen prej tyre.
Dy jave me pare, ne zyrat e FSHZH-se jane prezantuar planet e zhvillimit te turizmit te hartuara nga organizatat lokale te kontratktuara ne kuader te ketij projekti, si me poshte:
- Plani i Zhvillimit te Turizmit per Komunen Kryevidh, pergatitur nga Europartner
- Plani i Zhvillimit te Turizmit per komunen Qender Vlore, pergatitur nga IKU (Instituti i Kerkimeve Urbane)
- Plani i Zhvillimit te Turizmit per komunen Petran, pergatitur nga Qendra per Kerkim dhe Zhvillim
 |
 |
Kete jave do te prezantohet edhe Plani i Zhvillimit te Turizmit per komunen Ishem, plan i cili po pergatitet nga ISB (Instituti i Studimeve Bashkekohore).
Te gjitha keto plane jane pergatitur me ndihmen e stafit lokal si dhe me aktoret kyc lokal. Planet jane prezantuar ne zyrat e FSHZH-se ne prani te punonjesve te FSHZH-se dhe perfaqesuesve te NJQV-ve. Pyetjet dhe sugjerimet e ngritura ne keto prezantime ja ne reflektuar ne planin final.
Ne FSHZH ndodhen kopje te ketyre planeve dhe shume shpejt edhe komunat do te pajisen me keto materiale. Planet e prezantuara kane synuar te japin fillimisht nje profil te mundshem te turizmit qe performohet aktualisht ne zonat e mara ne studim, potencialet turistike qe ato ofrojne. Bazuar ne te dhenat e grumbulluara nga analiza e profilit turistik te zonave nga ana e konsulenteve eshte dizenjuar nje strategji se si mund te zhvillohet turizmi duke shfrytezuar potencialet turistike qe ofron zona, dhe me konkretisht nje plan veprimi konkret afat mesem. Planet perfundojne me nje pakete rekomandimesh per t’u pasur ne konsiderate.
Shembull: Plani i Zhvillimit te Turizmit ne komunen Kryevidh
Qellimi i planit eshte rritja e te ardhurave nga turizmi
Ky qellim do te arrihet nepermjet kater objektivave strategjik:
- Terheqja e sa me shume vizitoreve te huaj
- Rritja e shpenzimeve per vizite
- Zgjatja e sezonit turistik
- Sigurimi i nje tregu te interesit te vecante
Planet ofrojne nje pakete aktivitetesh qe duhen siguruar per secilin objektiv.
Jemi te sigurt se komunat jane te pajisura me nje dokument shume te vlefshem dhe konkret per tu zbatuar. Keto plane sigurojne diversifikim te aktiviteteve qe zonat me potenciale turistike ne vendin tone duhet te ofrojne.
Brenda muajit qershor do te prezantohen edhe pese plane te ngushta sektoriale per kater komunat: Tregan, Kutalli, Drenove, Orikum dhe Fushe Kuqe, te cilat po pergatiten nga konsulente lokal te kontraktuar nga FSHZH ne kuader te ketij projekti.
Po brenda kesaj periudhe kohore do te prezantohen edhe tre plane hapesinore per zona me prioritet ne komunat: Petrele, Ulez dhe Velipoje. Aktualisht keto plane hapesinore po pergatiten nga nje studio e kontraktuar nga FSHZH.
Njekohesisht, pese NJQV-te e perfshira ne hartimin e planeve te zhvillimit lokal (Tregan, Kutalli, Drenove, Orikum dhe Fushe Kuqe) po punojne per hartimin e vizionit, qellimeve strategjike dhe planet konkrete te veprimit. Grupet lokale po punojne ne kater nenkomitete te ndara sipas fushave prioritare: Zhvillimi Ekonomik, Zhvillimi Social, Infrastruktura dhe Sherbimet Publike si dhe Qeverisja e Mire.| |
|
|
 |
|
| |
|
|
 |
|
 |
|