Tirane, 2 Qershor 2009 - Firmoset kontrata e punimeve per rikonstruksionin e rruges "Erind - Valare"

Sot, ne zyrat qendrore te Fondit Shqiptar te Zhvillimit u firmos kontrata e punimeve per rikonstruksionin e rruges "Erind - Valare" Kontrata u firmos per Fondin Shqiptar nga Drejtori Ekzekutiv z. Benet Beci, dhe per shoqerine e perbashket "Alb Building  sh.p.k & 2T sh.p.k"  u firmos nga perfaqesuesi ligjor i kesaj shoqerie z. Odise Bresha.

Punimet per ndertimin e rruges kapin vleren prej 98,088,660 lekesh, dhe do te fillojne ne muajin Qershor. Rikonstruksioni i kesaj rruge eshte pjese e programit te "Permiresimit te Rrugeve Dytesore dhe Lokale", dhe financohet nga Banka Boterore, Fondi i OPEC per Zhvillim Nderkombetar, dhe Qeveria Shqiptare. Realizimi i punimeve pritet te perfundoje brenda nje periudhe 6 mujore.

Te dhena te pergjithshme.
Rruga ka nje gjatesi prej 5.4 km, dhe shtrihet nga dalje e fshatit Valare ne hyrjen e fshatit Erind.  Kjo nyje rrugore lidh me njera - tjetren zonat e banuara te komunes Lunxheri, dhe njekohesisht lehteson aksesin per ne komunen Zagori.
Rruga do te jete e asfaltuar, me parametra cilesore dhe ne 2 kilometrat e para do te kete nje gjeresi asfalti prej 4.75 m, dhe pjesa qe mbetet do te kete nje gjeresi prej 4 m.  Nga ndertimi i rruges perfitojne drejtperdrejt banoret e te dy Komunave me nje numer prej rreth 3000  perfituesish. Nepermjet ketij investimi te rendesishem, pritet te pergjysmohet koha e pershkimit te rruges, duke lehtesuar keshtu sherbimin e transportit per komunitetet perfituese dhe cilesine ketij sherbimi. Njekohesisht ky investim do te rrise ndjeshem aksesin kundrejt sherbimeve dhe aktiviteteve ekonomike, tregjeve rajonale, dhe qendrave urbane, duke ndikuar ne uljen e varferise dhe rritjen e zhvillimit social - ekonomik te komuniteteve perfituese.

Gjendja fizike e kesaj rruge ka qene tejet e amortizuar. Aktualisht ajo eshte shtruar me cakull dhe ka nje gjeresi prej 3.5 metrash. Kalimi i mjeteve behet me veshtiresi, duke pasqyruar keshtu nje situate te veshtire te sherbimit te transportit rrugor per banoret e zonave ku kalon rruga.