Kalaja e Drishtit, mban statusin "Monument Kulture" qe nga viti 1948, eshte nje nga monumentet e rendesishme te Shkodres i piketuar per t'u pasur ne konsiderate nga politikat per turizem kulturor ne kete zone.
Eshte Banka e Keshillit te Europes (CEB) financuesi i ketij projekti dhe zbatues i tij eshte Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili po ben te mundur rehabilitimin e rruges drejt ketij objekti, e cila ishte pothuajse e pakalueshme per automjetet dhe shume e veshtire per kembesoret
Vlera e ketij projekti eshte 37 006 632 leke ne te cilin jane perfshire shume zera punimesh si: zgjerim rruge, germime, vepra arti, mure mbajtes dhe prites, shtrese cakulli, asfalti etj. Gjatesia e rruges ne total eshte 3 km dhe gjeresia e saj varion nga 3.5 m deri ne 4m. Gjate zbatimit te ketij projekti jane zbatuar me rigorozitet dhe procedurat e ruajtjes se mjedisit duke ruajtur ne maksimum ambientin dhe vecanerisht pemet shumevjecare te ullinjve qe te shoqerojne pergjate gjithe rruges per ne kala.
Jane 1700 banore te komunes Postribe te cilet perfitojne drejtperdrejt nga implementimi i ketij projekti. Ata shprehen te kenaqur per kete investim qe i kishte munguar prej kohesh kesaj zone. Por impakti me i madh qe pritet te kete kjo nderhyrje eshte ne turizem. Aktualisht ka nje frekuentim te kenaqshem turistik te objektit kulturor "Ura e mesit", qe ndodhet rreth 4 km perpara kalase se Drishtit. Mungesa e rruges deri me sot ka penguar keta turist qe te vazhdojne me tej edhe me vizita ne kala. Perfundimi i rruges parashikohet te shtoj fluksin e vizitoreve, duke kontribuar keshtu edhe ne zhvillimin e ekonomive te vogla lokale te lidhura me turizimin.
Ne qarkun e Shkodres jane dy komuna te perzgjedhura nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, mes te cilave eshte dhe Komuna Postribe, ku ndodhet fshati Drisht dhe monumenti i kultures qe njihet me emrin Kalaja e Drishtit. Ky objekt gjendet ne nje distance prej 6 km nga Ura e Mesit mbi lumin Kir. Fshati i sotem ndodhet poshte kodres ku ndodhet kalaja. Ajo u ngrit ne periudhen romake si nje vendbanim ne rrugen Shkoder - Kosove dhe ne antikitetin e vone ishte njera prej fortesave zinxhir, te cilat mbronin Shkodren.
Projektet e radhes qe do te zbatohen po nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit per kete komune jane dhe "Rikonstruksioni i rruges kembesore turistike Ura e Mesit" si dhe Asfatimi i rruges se Koder Boks.
| |