Ne datat 17-24 Tetor nje grup inspektoresh teknik nga FSHZH, kryen nje vizite per shkembim ekperiencash ne vendin fqinj Greqine.Gjate ketyre diteve u kryen takime me perfaqesues te prefektures se Selanikut, si dhe u bene vizita te ndryshme ne terren per te pare cilesine e teknikat e perdorura nga kompanite greke ne ndertimin e objekteve te ndryshme si: rruge, tunele, mure mbajtes, ujesjellesa etj.
Gjithashtu nje vizite e rendesishme ishte edhe ne njeren nga qendrat e kontrollit te trafikut ne tunel e cila monitoronte trafikun, shpejtesine, peshen e makinave, kohen, sasine e kripes ne rruge(kur binte debore), ajrin ne tunel, ndricimin etj.
Kjo vizite pasoi dhe me vizita ne prefekturen e Pireut- Athine ku inxhiniereve shqiptare iu prezantuan kriteret, menyrat e perzgjedhjes, pergatitjes e miratimet e projekteve te zbatimit si dhe menaxhimi i projekteve, si kryhej zbatimi I tyre, supervizimi e mirembjatja.
Gjate ketij takimi u prezantuan dhe procedurat e kriteret qe ndiqen gjate procesit te prokurimit. Ne ditet ne vijim ky grup vizitoi dhe ujesjellesin e ishullit Salamine dhe impiantin e Ujerave te zeza te periferise se Athines ne te cilin grupi nga Shqiperia u prezantua me teknikat e perdorura per realizimet e ketyre veprave. Per keto vepra pati shume interes e diskutime te ndryshme midis inxhinierave shqipetare e atyre grek.
Kjo vizite do te pasohet gjate muajit nentor dhe me nje Study-Tour te dyte nga nje grup tjeter inxhinierash nga FSHZH.
| |