17 Qershor 2009 - Perfundon trajnimi i shkolles se veres per Monitorimin & Vleresimin nga Universiteti i Bolonjes- Itali

Ne datat, 8 - 13 Qershor 2009, Universiteti i Bolonjes, dhe  Qendra per Zhvillim Nderkombetar ne ITALI, organizuan shkollen e veres, me teme: “Monitorim - Vleresimi I Programeve Nderkombetare, dhe Politikave Publike: Ulja e Varferise, Politikat Sociale, dhe Garantimi i sherbimeve publike”.  

Ne kete trajnim morren pjese edhe dy punonjes te Njesise se Monitorim - Vleresimit prane FSHZH-se. Koncepti i monitorimit dhe vleresimit eshte tashme pjese integrale e menaxhimit serioz dhe me efikasitet te programeve dhe projekteve  te implementuara nga FSHZH. Prej disa vitesh tashme, kjo njesi ushtron aktivitetin e saj duke realizuar nje seri hapash shume te rendesishem, per te zhvilluar me tej cilesine e punes dhe produkteve qe lidhen me Monitorim - Vleresimin. Tashme eksperiences se krijuar gjate ketyre viteve, i bashkangjitet dhe ky trajnim I cili plotesoi me tej konceptin mbi monitorimin dhe vleresimin e programeve te zhvillimit dhe politikave publike, ne funksion te uljes se varferise dhe hapjes se perspektivave per nje zhvillim te qendrueshem. 

Temat kryesore te trajtuara ishin te lidhura ngushte me politikat e ndjekura nga Institucionet Nderkombetare, Qeverite e vendeve ne zhvillim dhe institucione te tjera, per uljen e varferise dhe hapjen e perspektivave per zhvillim.

Politikat e vendeve europiane, atyre te rajonit, ne lidhje me matjen e nivelit te varferise, dhe masat e marra per uljen e saj, arritja e nje kohezioni social, dhe krijimi I shanseve te barabarta  ne nje shoqeri demokratike, ishin nje teme tjeter e cila, vijoi seminarin gjate ketyre diteve.
Administrimi dhe Menaxhimi Publik, ishte nje tjeter teme qe orientonte drejt njohjes me zhvillimet bashkekohore te kesaj fushe, edhe duke ndihmuar ne krijimin e nje visioni me te qarte, permes perqasjeve teorike dhe shembujve praktike konkrete.
Duke qene se FSHZH eshte nje institucion lider ne fushen e zhvillimit social – ekonomik, pjesemarrja ne kete shkolle vere, ndihmoi ne forcimin e vizionit te Monitorimit dhe vleresimit, duke realizuar nje miksim shume efektiv te politikave institucionale te ndjekura deri tani nga FSHZH, me eksperiencat me te mira te ardhura nga Institucionet Nderkombetare, dhe vende te ndryshme neper bote.

Eksperienca e perftuar gjate kesaj shkolle vere do te kontribuoje ne rritjen e performances se Njesise se Monitorim - Vleresimit, dhe cilesine e punes ne kuader te aktiviteteve qe mbulon kjo njesi.