Ne daten 23 shkurt 2009, ne komunen Tregan-Elbasan perfundoi me sukses organizimi i Panaireve te Ideve ne kuader te
projektit: “Planifikimi me Pjesemarrje i Zhvillimit Lokal” i financuar nga Banka e Keshillit te Evropes (CEB). Panairi i Ideve eshte nje mjet qe synon te mbledhe opinione, ide, mendime, propozime qe banoret e komuniteteve te ndryshme lokale ne komunen Tregan kane rreth zhvillimit social-ekonomik te komunes. Panairi i ideve eshte nje forum interaktiv qe u jep mundesi te gjithe banoreve, qofte femije a i rritur, grua, fermer, te moshuar, biznesmen, etj qe te japin mendimin e tyre rreth zhvillimit te komunitetit te tyre. Gjithashtu ata propozojne edhe vizionin qe ata kane per fshatin e tyre, si ata e perfytyrojne, e deshirojne fshatin e tyre pas 10-15 vjetesh.
Komuna Tregan ka 12 fshatra dhe ne 9-te prej tyre u zhvilluan panairet e ideve te organizuara ne vende publike, si oborre shkollash, qender fshati, tregu i komunes, lokal, etj. Panairet u organizuan nga grupi i mobilizimit te komunitetit qe eshte
nengrup i grupit te Planeve te Zhvillimit Lokal (PZHL)qe eshte krijuar ne kete komune. Grupi ka nje perberje mikse, me staf te administrates, anetare tekeshillit, perfaqesues te fshatrave dhe grupeve te ndryshme sociale. Te gjitha keto takime me banoret u monitoruan nga grupi i monitorimit qe edhe ky eshte nje nengrup i grupit te PZHL-se.
Keto takime jane pararendur nga nje fushate ndergjegjesuese rreth projektit te planifikimit me pjesemarrje te zhvillimit lokal. Ne vende publike u vendosen lajmerime neper gjithe fshatrat. Pjesemarrja e banoreve ne keto panaire ishte e larte dhe numri i tyre arriti ne 245 banore.