Diten e enjte ne komunen Postribe - Shkoder, u be prezantimi i projektit Rikonstruksioni i rruges kembesore turistike "Ura e Mesit” projekt i cili do te financohet nga Banka e Keshillit te Evropes (CEB) dhe do te zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Ura e Mesit eshte ndertuar nga Mehmet Pashe Bushatlliu dhe eshte perfunduar ne fund te shek 18, ne vitin 1768. Kjo ure eshte ndertuar ne dy faza: fillimisht me tre harqe e me pas me dhjete harqe. Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike, kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë. Ura eshtë e gjatë 108 metra dhe e gjerë 3.40 metra. Për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri ku çdo një metër ngrihen 5 cm rreshta tërthorë që i japin kurrizit trajtën e shkallarës. Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e kulluar të Kirit. Së bashku me kalanë e Rozafës dhe Kalane e Drishtit ato janë monumentet e kulturës më simbolike të Shkodrës të pranishme në telajot e piktorëve, studio fotografike, në punime artistike në bakër, dru, pëlhurë etj.
Projekti parashikon sistemimin e krahut perendimor te ures duke ngritur nje mur mbajtes per vizitoret me konstruksion gure zalli, trotuar i shtruar me kalldrem, lulishte dhe mbjellje e 20 pemesh e bimesh dekorative, rikonstruksion i fasadave te disa ndertesave prane, stola si dhe sistem ndricimi bashkekohor ne te kater anet e ures. Kohezgjatja e punimeve per kete projekt eshte parashikuar te zgjase 5 muaj.
Vlera ketij projekti shkon rreth 11 milion leke. Ura do te jete e perdorshme per banoret e kesaj zone, vizitoret vendas si dhe turistet e huaj, numri i te cileve pritet te trefishohet pas implementimit te ketij projekti.
Komuna Postribe eshte nje nga 16 komunat fituese te perzgjedhura dhe bazuara ne disa kritere te qarta dhe transparente per aftesite administrative, financat lokale apo mundesite e zhvillimit ekonomik. Kjo komune po perfiton nga CEB dhe 2 projekte te tjera ne infrastrukture te cilat jane: Asfaltimi i rruges te Kalase se Drishtit me gjatesi 3.1 km, punimet e te cilit do te mbarojne ne fund te muajit Qershor 09, si dhe Asfaltimi i rruges se fshatit Koder Boks. 7500 eshte numri i banoreve numri qe do te perfitojne direkt nga keto projekte ne kete Komune.
| |