16 Komuna te Shqiperise ne takimin prezantues "Punet ne Komunitet III"

 

Sot me date 3 Tetor 08 ne ambjentet e Fondit Shqiptar te Zhvillimit u organizua nje takim prezantues I projektit “Punet ne Komunitet III” financuar nga Banka e Keshillit te Evropes, (CEB) i cili sapo ka filluar. Ky projekt eshte bere I mundur nga nje kredi e marre nga Qeveria Shqiptare prej rreth 10 milion Euro. Projekti ka si qellim permiresimin e cilesise se jeteses se popullsise rurale te vendit. Kjo do te arrihet nepermjet nxitjes se zhvillimit te qendrueshem social e ekonomik, permiresmit te infrastruktures komunale, forcimi i qeverisjes ne nivel lokal dhe rritjes se rolit komunitar ne qeverisje nepermjet metodave pjesemarrese. Projekti do te kete dy komponente: hartimi i planeve te zhvillimit lokal me pjesemarrjen e komuniteteve lokale/hartimi I planeve hapesinore apo te zhvillimit te turizmit dhe mbeshtjetja me investime ne projekte te infrastruktures lokale ne zbatim te planeve te hartuara.

Ne takim ishin ftuar Perfaqesuesit e pushtetit vendor qe do te perfitojne prej ketij projekti. Ishin prezent kryetaret dhe stafi i Komunes Kutalli, Ulez, Rrashbull, Ishem, Tregan, Dermenas, Petran, Drenove, Margegaj, Fushe Kuqe, Velipoje, Postribe, Petrele, Kryevidh, Qender Vlore, Orikum, si edhe drejtues te FSHZH-se. Objektivi i takimit ishte prezantimi i parimeve mbi te cilin do te vihet ne jete ky projekt, kriteret dhe detyrimet dypaleshe per te siguruar nje bashkepunim sa me te frytshem.

Ne fjalen e tij Drejtori Ekzekutiv i FSHZH-se, Z. Benet Beci, vuri theksin tek eksperienca e gjate e Fondit Shqiptar te Zhvillimit, ne bashkepunimin me Njesite e Qeverisjes Vendore dhe perqasja e re per investime te perqendruara ne zona me potenciale te mira ekonomike.

Ardhja deri ne listen perfundimtare te komunave qe do te perfitojne nga ky projekt, ka kaluar ne nje proces perzgjedhes. Perzgjedhja e komunave eshte bere e bazuar ne disa kritere te qarta dhe transparente, te tilla si: aftesite administrative, financat lokale apo mundesite e zhvillimit ekonomik, bazuar edhe ne propozimet e Qarqeve perkatese. FSHZH i kerkoi 12 Qarqeve te vendit te propozonin te pakten dy komuna me potenciale te mira ekonomike dhe turistike. Pas vleresimit te 30 propozimeve te ardhura nga Qarqet, FSHZH perzgjodhi 16 komunat e siperpermendura per te punuar ne pergatitjen e Planeve te Zhvillimit Lokal dhe mbeshtetjen me financime per prioritete te parashikuara ne keto plane, me fokus zhvillimin ekonomik. Projekti mendohet te kaloje ne fazen e tij te zbatimit ne terren duke nisur nga muaji Tetor 08.