FSHZH prezanton ne Komunen Kutalli-Berat, projektin: "Rikonstruksioni i rruges Kutalli-Stamatice-Gorican" financuar nga Banka e Keshillit te Europes (CEB)

 

Sot, ne mbledhjen e Keshillit te komunes Kutalli- Berat, u prezantua projekti: ”Rikonstruksion i rruges Kutalli-Stamatice-Gorican”. Ky projekt implementohet nga FSHZH, ne kuader te programit Punet ne Komunitet III, i financuar nga CEB.

Ne kete takim ishin te pranishem perfaqesues nga FSHZH, perfaqesues te komunes, biznesit, arsimtare, banore te fshatrave te kesaj komune etj.

Komuna Kutalli eshte nje nga 16 Komunat fituese qe  do te perfitojne investime te vazhdueshme ne infrastrukture, ne permiresimin e aksesit kundrejt sherbimeve baze,  si dhe ne hartimin e Planeve  te Zhvillimit Lokal me pjesemarrjen e gjere te komunitetit.

Ky projekt parashikon shtrimin me asfalt te 1.5 km rruge rurale, me nje gjeresi  5 m, me trotuare per kembesoret si dhe me  vijezime te ketij segmenti. Jane 7837  banore te 5 fshatrave te kesaj komune, qe do te  perfitojne drejtpersedrejti nga ky projekt.