26 Shkurt 2009 - Organizohet ne Poloni Study-touri INTOUREX – SILESIA 2009

Ne kuadrin e projektit “Punët ne Komunitet III” qe financohet nga Banka e Këshillit te Evropës, janë parashikuar një sere aktivitetesh qe synojnë ngritjen e kapaciteteve te Njesive Lokale qe marrin pjese ne projekt.  Pjese e këtij komponenti është edhe menaxhimi I planeve lokale te turizmit. Ne këtë aspekt, Njësia e Planeve te Zhvillimit Lokal prane FSHZH-se ne bashkëpunim Unionin e Tour Operatoreve Shqiptar (UOTSH) ne Poloni dhe Dhomen e Turizmit Polak (PIT) beri te mundur pjesëmarrjen e nje grupi nga Shqipëria. Ky info-tour u realizua ne datat 20-24 shkurt 2009.

 Ne aktivitet e organizuara gjate këtij study - touri, morën pjese:
- Njësia e PZHL-se nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit
- Kryetari i këshillit te Qarkut Korce
- Kryetar i Bashkise Kucove
- Kryetaret e komunave: Petrele, Ishem, Margegaj, Ulez, Petran dhe Drenove.
- Agjenci Turistike polake dhe te huaja (edhe nga Shqipëria);
- NjQV polake te te gjitha niveleve (Qark;Rreth; Bashki dhe Komune)
- NjQV te huaja nga Belgjika; Ukraina; Rumania; Sllovakia; Hungaria etj.

Qëllimi kryesor dhe fokusi i pjesëmarrjes ne këtë study-tour ishte njohja me mënyrat dhe instrumentet e promovimit te turizmit nga ana e njësive te qeverisjes vendore polake dhe te huaja. Një aktivitet i rendesishem qe u observua nga pjesëmarrësit ishte panairi ndërkombëtar i turizmit. Përfaqësimi ne kete panair behej nëpërmjet stendave individuale te NJQV-ve, qe përmbanin kryesisht materiale promovuese si broshura, katalogë, harta te cilat prezantonin qytete, rajone apo atraksione te veçanta turistike por edhe broshura informative te hoteleve dhe agjencive turistike qe vepronin ne NJQV-te respektive. Ky është një shembull interesant i bashkëpunimit publik-privat, praktikisht NJQV-ja vinte ne dispozicion stendën kurse privatet jepnin materialet e tyre për promovim ne stendën e NJQV-se.
Çdo NJQV fokusohej ne promovimin e produkteve te veçanta te turizmit sipas vlerave respektive te tyre p.sh. turizmi malor; natyror; kulturor;etj. qe mund te kategorizohen ne fushat tradicionale te turizmit, por edhe ato NJQV te cilat nuk janë te pasura me burime dhe vlera tradicionale te turizmit si me sipër, kishin zhvilluar kategori te reja te turizmit duke ofruar produkte te reja dhe novatore ne këtë fushe si p.sh. Turizmi industrial qe është shume i zhvilluar ne Qytetin e Zabrze (Poloni) i cili si nje qytet industrial (industria e qymyrgurit) ne rënie ku industria e madhe tashme ka falimentuar kishte zhvilluar pikërisht këtë dege te turizmit industrial duke kthyer ne një produkt dhe atraksion turistik “Minierën e Qymyrgurit GUIDO”. Po kështu ky qytet organizon çdo vit konferenca ndërkombëtare me teme mbi zhvillimin e turizmit industrial si një oportunitet për qytetet me ish-industri dhe me pak vlera turizmi.
Një nga kategoritë e turizmit qe promovohet fuqishëm, sidomos nga Komunat ishte agro-turizmi. Këtu shikohej nje zhvillim I madh i kësaj kategorie te turizmit ne komunat polake por edhe ato te huaja. Kryesisht vlerat qe promovoheshin ishin mjedisi i pastër, turizmi natyror, pjesëmarrja ne fermat agro-turistike etj.

Gjate qëndrimit ne Poloni përfaqësuesit e FSHZH-se patën disa takime me përfaqësues te veçante te NJQV-ve polake me te cilët u shkëmbyen eksperienca dhe pikëpamjet midis përfaqësuesve te pushtetit vendor polak dhe ate shqiptar.

Disa prej kontakteve te vendosura me autoritet polake ishin:

  1. Departamenti i Promovimit te Bashkise Zabrze, takim ne te cilin u ra dakord qe te ftoheshin përfaqësues nga Shqipëria per te marre pjese ne Konferencën Ndërkombëtare qe kjo bashki do te organizoje me teme mbi Turizmin Industrial,
  2. kryetarin e komunës Mierzecice, anetare te Qarkut te Silesize,
  3. drejtorin e Departamentit te Promovimit te Bashkise Krakow,
  4. Zv. Ministren polake te turizmit Znj. Katarzyna Sobierajska, me te cilën u prezantuan zhvillimet ne bashkëpunimin Poloni-Shqipëri ne fushen e turizmit.

Takime te tjera pati dhe me subjekte e institucione private, te shoqërisë civile dhe universitare.

foto poloni foto poloni foto poloni foto poloni