Firmoset Marreveshja e Huase per investim paralel ne Programin e "Rrugëve Dytësore dhe Lokale "

Në datat 13 - 14 Mars 2009 një delegacion shqiptar me përfaqësues nga Ministria e Financave dhe FSHZH, i kryesuar nga Zëvendësministri i Financave Z. Sherefedin Shehu, zhvilloi në Paris negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes së Huasë për financimin paralel të Programit të Rrugëve Dytësore dhe Lokale me një shumë prej 40 milionë Euro.
Ky financim do te jete pjese e fondit prej 400 milion USD qe është parashikuar kostoja totale e këtij projekti. Projekti “Rrugët Dytësore dhe Lokale” ka nisur te zbatohet qe nga viti 2008 dhe momentalisht janë ne zbatim 8 segmente rrugore me financimin e Bankës Botërore.

Me date 13 Mars Këshilli Administrativ i CEB miratoi financimin e mësipërm. Negociatat kane përfunduar dhe pritet te dërgohet versioni përfundimtar i marrëveshjes për tu firmosur dhe vazhduar me procedurat e miratimit dhe bërjes efektive.

Marrëveshja parashikon edhe financimin retroaktiv, fakt qe do te lehtësojë fillimin e zbatimit te këtij fondi nga ana e projektit.