Ky projekt eshte pjese e programit te Qeverise Shqiptare "Punet ne komunitet III" i financuar nga Banka e Keshillit te Europes (CEB), me nje vlere prej 10 milion euro. Komuna Qender-Vlore eshte nje prej 16 komunave fituese te perzgjedhura ne baze te disa kritereve te qarta dhe transparente sociale-ekonomike.
Projekti ne fjale eshte parashikuar te implementohet me 3 segmente rrugore me nje gjatesi totale prej 6.5 km dhe gjeresi 5.5 m nga te cilat segmenti i pare prej 1.1 km po ndertohet me fondet e Komunes Qender dhe 2 segmentet e tjera perkatesisht nga 2.5 km dhe 2.9 km po ndertohet me investimin e Fondit Shqiptar te Zhvillimit.
Projekti eshte parashikuar te kete nje gjeresi rruge prej 5.5 m dhe me trotuare per kembesoret ne te dy anet e saj, si edhe sistem ndricimi.
Kostoja e ketij projekti eshte 33 milion leke dhe nga implemetimi i tij perfitojne ne menyre te drejteperdrejte 450 familje.
Te pranishem ne kete takim ishin kryetari i komunes Qender Vlore - Z. Fredo Berberi, projektuesi i ketij projekti, specialiste te zyres se urbanistikes te kesaj komune, stafi administrativ, banore, arsimtare, mjek, perfaqesues nga FSHZH etj.
Ne fjalen e tij Z. Berberi falenderoi FSHZH-ne per investimin e ketij projekti shume te rendesishem ne kete komune, per impaktin pozitiv ne permiresimin e jetes se banoreve te fshatrave perreth, si dhe per zhvillimin e turizmit qe do te vije pas berjes se projektit. Ne kete takim u diskutua dhe per masat zbutese mjedisore qe do te merren parasysh gjate implementimit te projektit.
Projekti parashikohet qe pervec ndikimit ne permiresimin e sherbimeve te transportit, si dhe ne lehtesimin e aktivitetit social-ekonomik, te kete nje ndikim te drejtperdrejte edhe ne rritjen e potencialit turistik.
Per kete qellim komuna Qender, ne bashkepunim me FSHZH ka filluar punen per hartimin e Planit Strategjik te Zhvillimit te Turizmit i cili do te jete dhe nje udhezues shume i mire per zhvillimin e mbrojtjen e Lagunes se Nartes, fshatit Zvernec e zonave perrreth.