Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) është krijuar si agjensi autonome implementuese e "Projektit te Lehtësimit te Varfërisë në Zonat Rurale" ne fillim te vitit 1993, mbi bazën e marrëveshjes midis Qeverise Shqiptare dhe Bankës Botërore.
Me date 11 maj 2009, Kuvendi I Shqiperise ne senacen plenare miratoi Ligjin Nr. 10130 dt.11.5.2009 "Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit"...(shkarko në format pdf) qe i percakton ketij institucioni nje status te vecante ligjor.
Fusha e veprimtarisë së FSHZH-së është nxitja e një zhvillimi ekonomik dhe social të qëndrueshëm, të balancuar dhe koheziv, në nivel rajonal e lokal, në mbështetje të politikave shtetërore të zhvillimit.
Objekti i veprimtarisë së FSHZH-së është, hartimi, menaxhimi, financimi, zbatimi, mbikqyrja e projekteve të lidhura me fushën e veprimtarisë.
Kompetencat kryesore të FSHZH-së përfshijnë:
- Menaxhimin e projekteve të financuara nga Qeveria Shqiptare dhe/ose donatorë të ndryshëm që kanë si qëllim zhvillimin rajonal dhe lokal.
- Dhënien e mbështetjes financiare të të gjitha formave si grant, hua, garanci, etj. për njësitë e pushtetit vendor për përmirësimin e infrastrukturës social-ekonomike dhe shërbimeve publike vendore.
- Dhënien e mbështetjes teknike në zbatimin, ndjekjen dhe mbikqyrjen e investimeve në përmirësimin e infrastrukturës social-ekonomike dhe shërbimeve publike vendore.
|