Sot me date 21 Maj 2009, Fondi Shqiptar te Zhvillimit organizoi nje takim me perfaqesues nga 31 komuna te Qarqeve Shkodër, Kukës dhe Dibër per programin e “Furnizimi me ujë i zonave rurale”. financuar nga KfW. Ky program i qeverise Shqiptare synon realizimin e rreth 40-50 ujesjellesave rural ne veri te Shqiperise, me nje vlere totale prej 9.75 milion Euro. Ndretimi i ketyre ujesjellesave do te ndikoje drejtpersedrejti ne rritjen e cilesise se jeteses e higjenes te rreth 40.000-50.000 banoreve te ketyre 3 qarqeve.
Ne takim ishin te pranishëm kryetaret e Komunave perfituese, përfaqësues te KfW-se, Fondit Shqiptar te Zhvillimit etj.
Gjate takimit u prezantua ecuria e deritanishme e programit, kriteret e vleresimit te projekteve fituese si edhe u morre nje angazhim paraprak nga komunat qe do jene pjese e ketij procesi.
Gjate fjalës se tij, drejtori ekzekutiv i FSHZH-se, Z. Benet Beci theksoi se: “Programi ne fjale eshte nje zbatim te strategjise se qeverise kombetare per furnizimin me uje te pijshem, si edhe nje vazhdimesi e eksperiencave te suksesshme te FSHZH-se ne permiresimin e jetes ne komunitetet lokale. Ky program eshtenjëkohësisht nje proces i vazhdueshem i formimit te kapaciteteve te FSHZH-se ne zbatimin e projekteve te ujesjellesave. Per kete program eshte ngritur nje njesi e menaxhimit te projekteve te ujesjellesave me qellim administrimin e projekteve te kesaj natyre ne menyre me efektive.
Programi është ndërtuar per tu pergjigjur nevojave baze njerezore te cilat perfshijne uje te paster e te rrjedhshem, kushte te mira shendetesore dhe infrastrukture rurale. Risia e këtij programi, e cila shkon ne linje me strategjinë dhe metodologjinë e punes se FSHZH-se, eshte investimi ne masat shoqëruese per menaxhim dhe funksionimin e ujesjellesave pas përfundimit te tyre. Pergjithesisht pas investimit ne infrastrukturen qe lidhet me shërbimet publike, objekti kalon automatikisht ne varesi te qeverisjes qendrore, duke mos marre parasysh aftesite reale te Njesise vendore per menaxhim dhe mirëmbajtje. Ky projekt me ane te komponentit te masave shoqeruese, parashikon per here te pare identifikimin e nje sistemi menaxhimi prane pushtetit lokal, por gjithashtu do te hartoje manualet perkatese te menaxhimit dhe tregtimit, si edhe ate te funksionimit dhe mirëmbajtjes. Te gjitha keto mjete efikase te administrimit do te shoqerohen me trajnimet perkatese per funksionaret publik.
Pas ndërhyrjes se FSHZH-se cdo ujesjelles do te kete sistemin e tije te matjes, tarifimit dhe mbledhjes se te ardhurave, si edhe sistemin e funksionimit dhe mirëmbajtjes.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një agjenci ekzekutive e Qeverise Shqiptare, e cila kryen aktivitetin e saj me synim nxitjen dhe mbështetjen e pushtetit lokal drejt një zhvillimi të qëndrueshëm qe prej vitit 1993
| |