Takim me Ndërtuesit për projektin: “Përmirësimi i  Rrugëve Dytësore e Lokale te Shqipërisë”

 

Tiranë, 4 Korrik 2008 – Fondi Shqiptari Zhvillimit, Agjenci implementuese e Qeverise Shqiptare,f1në bashkëpunim me Bankën Botërore, organizoi sot nje takim me firmat e ndërtimit qe punojnë ne sektorine ndërtimit te rrugëve. Qëllimi i këtij takimi ishte njohja e firmave te ndërtimit me projektin e “Rrugëve Dytësore dhe Lokale”, procedurat e planifikuara, si edhe dëshira për te forcuar partneritetin dhe ngritjen e linjave te vazhdueshme te  bashkëbisedimit midis palëve për te realizuar me sukses dhe cilësi te larte këtë projekt

 

Ky projekt ka si qellim përmirësimin e aksesit ne shërbimet baze dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik për popullsinë rurale, përfituese ne zonat e rrugëve te rehabilituara. Është parashikuar te përfshijë deri ne 1500 km rruge rajonale dhe lokale. Vlera totale e projektit parashikohet të jetë rreth 400 milion USD dhe ne projekt do te përfshihen një sërë donatorësh si Banka Botërore, Bashkimi Evropian, Banka Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar, Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës, Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve etj. Projekti është parashikuar te ketë një kohëzgjatje 5 vjeçare. Vetëm 2 dite me pare u nënshkrua marrëveshja e kredisë për këtë projekt ndërmjet Qeverise Shqiptare dhe Bankës Botërore, me shumën 20 milion USD.

 

Në takim morën pjese Drejtuesit Kryesor te FSHZH-se si edhe rreth 30 Firma Ndërtimi te cilat janë te interesuara te marrin pjese ne zbatimin e projekteve te rrugëve.

 

Në fjalën e tij, Z. Benet Beci u shpreh se: “Vitet e fundit kemi punuar shume ne drejtim te cilësisë se punimeve dhe transparencës për krijimin te ambientit për një konkurrence te barabarte (pjese e kësaj përpjekje është edhe ky takim)

Ne, jemi te bindur qe nëpërmjet këtij projekti, duke paraqitur cilësitë me te mira te fituara ne vite, ne se bashku me ju, do ti japim vendit rruge rurale dhe rajonale me standarte dhe cilësi bashkëkohore”.

 

Me pas u vazhdua me prezantimin e përgjithshëm te projektit, specifikimet teknike te rrugeve, procedurat e prokurimit, si edhe iu pergjigj pyetjeve te te pranishmeve.

 

Takimi është pjese e një cikli konsultimesh qe po kryhen ne vazhdim me te gjithë aktoret dhe pjesëmarrësit ne këtë projekt duke nisur nga Donatoret, Pushteti Vendor, Përfituesit etj. Nëpërmjet këtij takimi synohet gjithashtu rritja e transparencës dhe shtimi i shanseve për konkurrence te barabarte gjate procesit te prokurimit, me qellim garantimin e një produkti cilësor dhe sa me funksional për komunitetet qe do përfitojnë prej tij.

 

f2 f3 f4

.