Programi “Permiresimi i Rrugeve Dytesore e Lokale eshte nje program i qeverise shqiptare i cili synon përmirësimin e aksesit në shërbimet bazë dhe rritjen e mundësve e të zhvillimit ekonomik, bujqësor dhe turistik për popullsinë rurale. Projekti parashikon investime te drejtpërdrejta ne rehabilitimin e rreth 1500 rrugeve rajonale dhe komunale nete gjithe Shqiperine.
Ky projekt do te kete impakt ne:
a) Uljen e kohes se udhetimit te automjeteve
b) Rritjes se aksesit ne sherbimet shendetesore dhe arsimore si dhe aksesi ne tregjet rajonale
c) Rritje e volumit te trafikut ne rruget e projektit pas hapjes se projektit
d) Ndryshimin e kenaqesise se perdoruesve te rruges lidhur me cilesine e rrugeve te projektit
Qe nga fillimi i këtij projekti ne Dhjetor te vitit 2007 eshte punuar intensivisht per përzgjedhjen e rrugeve ku do te investohet, realizimit te projekteve per 400 km e pare, dhe implementimin e 108 km te pare.
Aktualisht kane hyre ne procesin e zbatimit te punimeve 9 segmente rrugore me nje gjatesi prej 108 km dhe jane prokuruar ose jane ne faze kontraktim 11 projekte te tjera.
Disa prej projekteve ne zbatim jane:
1. Projekti “Rikonstruksioni i rruges Ura e Farkes- Qender Fshat”, Qarku Tirane
Projekti “Rikonstruksioni i rruges “Ura e Farkes –Qender Fshat” parashikon rikonstruksionin e rruges ekzistuese dhe asfaltimin e saj ne nje gjatesi 6.5 km dhe gjeresi 7 ml. Kjo eshte nje rruge dytesore rajonale e cila lidh komunen Baldushk me rrugen nacionale Tirane – Elbasan. Nga kjo rruge perfitojne edhe fshatra te komunes Petrele dhe Vaqarr per tu lidhur me qytetin e Tiranes. Do te perfitojne nga rikonstruksioni i kesaj ruge rreth 6100 perfitues. Rruga krijon mundesine per rritjen e aksesit te produkteve bujqesore te kesaj zone ne drejtim te tregut te Tiranes. Gjithashtu kjo rruge do te sherbeje edhe si nje rruge lidhese midis komuniteteve te Qarkut te Tiranes dhe Qarkut te Elbasanit.
2. Projekti “Rikonstruksioni i rruges Kuben – Perroi i Kapsit” , Qarku Diber
Projekti “Rikonstruksioni i rruges Kuben – Perroi i Kapsit” parashikon rikonstruksionion e rruges ekzistuese dhe asfaltimine saj ne gjatesine 9,8 km dhe gjeresi 6 ml. Rruga do te permiresoje komunikimin per 12 200 banore te 4 fshatrave ne komunen Fushe-Cidhen dhe te 7500 banoreve te 6 fshatrave te Komunes Kastriot. Ky projekt do te permiresoje lidhjen rrugore te Qarkut te Dibres dhe atij te Kukesit.
3. Projekti “Rikonstruksioni i rruges Fier-Strume”, Qarku Fier
Projekti “Rikonstruksioni I rruges Fier-Strume” do te realizoje rikonstruksionin dhe asfaltimin e ketij segmenti ne gjatesine 12,6 km dhe gjeresi 4 ml. Kjo eshte nje rruge lokale ne sherbim te komuniteteve te komunave Strume, Kuman dhe Bashkise Roskovec. Perfitojne nga ky projekt rreth 10 000 banore te zones te cilet do te kene nje akses me te mire ne sherbimet baze te komunitetit si dhe do te permiresohet transporti i produkteve bujqesore te zones ne drejtim te qytetit te Fierit.
4. Projekti “Rikonstruksioni i Rruges Domaj-Ura e Lapajve”, Qarku Kukes
Projekti “Rikonstruksioni I Rruges Domaj-Ura e Lapajve” do te rikonstruktoje dhe asfaltoje nje segment rrugor me gjatesi 11.5 km dhe gjeresi 6 ml. Ky projekt do te permiresoje lidhjen rrugore midis komuniteteve te komunave Bushtrice,Ujmisht, Gryke Caje, dhe Kalise. Perfitojne direkt nga kjo rruge 3500 banore. Gjithashtu ky segment rrugor do te permiresoje lidhjen midis dy qarqeve: Qarkut te Dibres dhe Qarkut te Kukesit. Ne muajin prill-maj 09 kane filluar punimet dhe per 5 nen-projekte te cilat jane “Rehabilitimi i rruges Lezhe –Kallmet, Rikonstruksioni i rruges Xarre-Fshati Pllake ne Sarande, Asfaltimi i rruges Lapidari-Korite ne Korce, Rikostruksioni i rruges Vau i Dejes –Nenshat ne Shkoder si dhe Asfaltimi i rruges Belsh-Fierze ne Elbasan.